Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Lezhës, u shoqërua me debatë dhe përplasje.Shkak u bë moslejimi i qytetareve për të marrë pjesë në këtë mbledhje.Ata u penguan nga policia Bashkiake të cilët kishin marrë urdher nga drejtuesit e Këshilit.
Qytetar dhe Aktiviste të Shoqërisë Civile e quajne veprimin antiligjor, pasi mbledhjet e këshillit duhet të jenë të hapura për çdo qytetar.
Debatet mes mazhorances dhe opozitës për këtë çështje vijuan edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Alfrida Marku e quajti absurditet meslejimin e qytetareve në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ndërsa jep dhe arsyet e kësaj situate.
Pavarësisht debateve, Këshilli Bashkiak i Lezhës e vijoj mbledhjen pa praninë e qytetareve të interesuar për të marrë pjesë, pasi këta të fundit nuk u lejuan të hynin në brenda salles.