Plani i Mbarështimit të Ekonomisë pyjore “Zadrimë”, u bë objekt diskutimesh dhe debatesh në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Lezhës.Ky projekt-vendim i cili u paraqit nga bashkia për miratim, u kundërshtua nga këshilltaret e opozites por jo vetem, pasi sipas tyre duke ja dhënë në përdorim privatit pyjet mund të dëmtohen dhe mund të përdoren për qëllime të ndryshme abuzive.

Teksa mbrojti planin e mbarështimit të pyjeve “Zadrimë”, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se kjo është mënyre e vetme e zhvillimit të ekonomive pyjore, ndërsa do të verifikohen të gjitha pretendimet e këshilltareve.

Në përfundim të diskutimeve shumica e këshilltareve votuan pro këtij projekt-vendimi, por votimi ishte i pavlefshem pasi një vendimarrje e tillë kërkon shumicë të cilësuar.Plani i Mbarështimit të Ekonomisë pyjore “Zadrimë” është financuar nga Bashkia Lezhë me vlere 56 milion lekë dhe përmban analizen e gjendjes së pyjeve, objektivat që duhet të realizohen si dhe planifikon masat për trajtimin e tyre në dhjetë vitet e ardhshme.

Artikulli paraprakBASANIA, TRAJNERI LIKA: SYNOJMË TRE VENDET E PARA
Artikulli tjetërSHKODËR, DHUNUAN HALLËN, NË PRANGA 2 SHTETAS