Një situatë tensioni është krijuar në Kuvend. Deputeti Asllan Dogjani kërkoi të flasë për çështjen e Kosovës, por nikolla nuk ia dha fjalën. Dogjani u nxeh dhe u ngrit në Foltoren e Kuvendit dhe kërkon që Kuvendi i Shqipërisë të dalë me një qëndrim për situatën në Kosovë, ku tre policë janë rrëmbyer nga forcat serbe.

Asllan Dogjani: Kam kërkuar që Kuvendi të dalë me një qëndrim për Kosovën, sot situata ka agravuar më tej

Nikolla e ndërpret

Dogjani: E kam për procedurë.

Nikolla: E dhatë mendimin tuaj. Shkoni në vend, do jua jap fjalën në vend

Dogjani: Unë kam kërkuar në seancën e kaluar që kuvendi të mbajë një qëndrim, situata ka agravuar, forcat e Serbisë kanë marrë tre policë peng, kryeministri pse nuk vjen të japë informacion ca platforma ka dërguar për vëllezërit tanë. Kërkoj të mblidhet komisioni për politikat e jashtë. Ta dalim me një qëndrim dhe të dënojmë sulmet e Serbisë ndaj policëve të Kosovës. Flasim nën zë, por s’ka dalë kuvendi me një qëndrim. Duhet të dalim në fund të kësaj seance.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROCEDOHEN PENALISHT DY SHTETAS PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE
Artikulli tjetërOPOZITA KËRKON DEBAT NË KUVEND PËR TENSIONET NË VERI, BALLA: DONI TA PËRDORIN I KOSOVËN MISH PËR TOP, SHQIPËRIA ËSHTË KRAH SAJ