DEPUTETI I SHKODRËS KA DORËZUAR KËRKESËN PËR EKSPERTË NDËRKOMBËTARË. Tiranë-Ndërsa në parlament zhvillohej seanca parlamentare dhe në shesh mblidheshin protesuesit e ftuar nga opozita që kërkuan dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta, deputeti i Shkodrës ka mbërritur në Prokurori. Ai është paraqitur në organin e akuzës në orën 10 e pak minuta dhe ka qëndruar për 1 orë.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë të ditur se Doshi ka dorëzuar në organin e akuzës kërkesën për hetim ndërkombëtar. Në rrjetin social fb, Doshi shkruan se mbetet i vendosur për ti shkuar deri në fund kësaj çështje. Ndërkaq mësohet se në orën 18:00 do të paraqiten në Prokurori, Petrit Vasili kryetar i grupit të deputetëve të LSI, kreu i grupit demokrat, Edi Paloka dhe kreu i komisionit ët Sigurisë, Spartak Braho. “ Sapo pata një kontakt me prokurorë të çështjes Doshi të cilët më konfirmuan se sot rreth orës 18:00 pritet që në Prokurori për këtë çështje të dëshmojnë Spartak Braho, Petrit Vasili dhe Edi Paloka, në cilësinë e njërëzve që kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Do pyeten për llogari të hetimit të kësaj çështje. Është interesante dëshmia e tyre, sidomos e zotit. Braho i cili ka deklaruar se posedon edhe prova filmike të cilat e rrëzojnë dhe hedhin poshtë versionin tashmë të bërë publik nga zoti. Doshi në lidhje me një komplot për eleminimin fizik të tij dhe Mhill Fufit”

Artikulli paraprakRRUGA E “ARADËS” PRET INVESTIME
Artikulli tjetërSHKODRA I BASHKOHET PROTESTËS SË PD-së NË TIRANË