Ministri Ahmetaj dhe ish kryeministri Berisha kane debtuar ne sallen e Parlamentit gjate seances plenare te se ejtes,lidhur mbi aktin normativ te ndryshimit te buxhetit.Ministri Ahmetj deklaroi se ekonomia shqiptare është në rrugë të mbarë dhe se një skenar grek nuk ekziston në ekonominë shqiptare. Sipas ministrit të financave ekonomia ka një trajektore rritëse.

“Skenari grek nuk ekziston në ekonominë shqiptare. Ekonomia ka një trajektore rritëse. Berisha largohet, por shqipëria nuk ka asnjë lidhje me skenarin grek. Për here të parë fillon ulja e trajektores së borxhit”, deklaroi Ahmetaj. 15:10 Berisha: Mbeshtesja gjithë kryebashkiakët e PS, nuk i kërcënoja për fondet Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se në kohën që ishte në krye të qeverisë ka takuar të gjithë kryebashkiakët e majtë. Berisha theksoi se pavarësisht drejtimeve politike të kundërta, ai i ka mbështetur gjithmonë ata dhe nuk i ka kërcënuar duke u thënë se nuk do merrni asnjë kokërr leku. Sipas tij, qeveria diskriminon veriun. “Kam takuar të gjithë kryebashkiakët e PS, por kurrë nuk kam thënë se nuk do merrni një kokërr leku. Kam berë shumë investime në Korcë. Peleshi ishte socialist, por tani është rilindës. Qeshin ata që kanë plantacione këtu. Sot jam i zhveshur nga cdo lloj interesi personal. Nuk mund të rresh për asnjë moment se denoncuari një për një cdo veprim antiligjor dhe që dëmton shqiptarët. Keni diskriminuar veriun”, deklaroi Berisha.

Artikulli paraprakMIMOZA HAFIZI NE PARLAMENT KRITIKA MBI SITUATEN NE ARSIMIT TE LARTE
Artikulli tjetërNE AMSTERDAM MARIJUANA ME CILESORE ME LOGON LAZARAT