Tryeza e organizuar paraditen e sotme nga OSBE-ja për reformën zgjedhore duket se më shumë i përçau palët politike se i bashkoi drejt konsensusit. Opozita jashtë parlamentare e drejtuar nga Partia Demokratike theu bojkotin duke marrë pjesë në tryezë, por privilegji që iu dha përfaqësuesit demokrat Ivi Kaso për të folur pas Damian Gjiknurit dhe para Rudina

Hajdarit u kundërshtua ashpër nga deputetët e opozitës së re, pasi sipas tyre u bë ‘de facto’ bashkë-kryetar. Kujtim Gjuzi i kërkoi Damian Gjiknurit që të mos flasë Ivi Kaso përpara Rudina Hajdarit, ndërsa deputetët e tjerë të opozitës i kërkuan kryetares së grupit demokrat largimin nga tryeza.

Deputetët e opozitës në Kuvend u larguan nga tryeza e OSBE-së, pasi kundërshtuan axhendën dhe privilegjin që sipas tyre iu bë përfaqësuesit të PD-së Ivi Kaso për të folur para Rudina Hajdarit. Deputeti Myslym Murrizi u shpreh se komisioni nuk mund të ketë tre bashkë-kryetarë, pasi janë votuar dy, opozitës në Kuvend dhe shumicës dhe jo PD-së që është në rrugë.

Nderkohe ne fjalen e tij ne tryze Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri berndt Borchardt u shpreh se palët duhet të ulen në dialog për miratimin e sistemit të ri zgjedhor.

Artikulli paraprak“MARUBI” VIJON AKTIVITETET E JAVËS SË TRASHIGIMISË KULTURORE
Artikulli tjetërBASHA: DO TË BËJMË GJITHÇKA PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE