Debate të ashpra në Kryesinë e PD, kritikët e Bashës kërkojnë fraksionet

 Partia Demokratike mblodhi Kryesinë në orët e mbrëmjes së të enjtes, një mbledhje që duket se është shoqëruar me debate të ashpra mes kritikëve të Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij. Nuk ka shumë informacione nga mbledhja e kryesisë, pasi për thuajse një orë në zonë nuk ka patur as valë telefonike. Por burime nga PD thonë  se kritikët e Bashës, kryesisht mbështetës të Astrit Patozit kanë kërkuar legalizimin e fraksioneve brenda partisë. Kritikët e Lulzim Bashës kanë marrë shkas nga rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë, pasi Basha ka thënë që kjo mbledhje i hap rrugë analizës së humbjes në zgjedhje dhe më pas riorganizimin e partisë. Burimet thonë se Valbona Mezini dhe Jemin Gjana kanë patur një debat të ashpër. Nuk ka informacion të konfirmuar, por flitet deri tek konfrontimi fizik. Gjana njihet si mbështetës i linjës së Lulzim Bashës, ndërsa Valbona Mezini ka thënë se baza e ka braktisur Bashën për shkak të listës së kandidatëve për deputetë.Në mbledhjen e pasdites së sotme të kryesisë PD-së, raportohet se Valbona Mezini ka akuzuar Gjanën se ka udhëhequr manipulimin e garës për kreun e PD-së për llogari të Lulzim Bashës.Sipas mediave, pas këtyre akuzave, janë nxehur gjakrat në mbledhje dhe Gjana ka tentuar ta godasë fizikisht Mezinin, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.Kujtojmë se Jemin Gjana ishte kreu i Komisionit Zgjedhor të PD-së gjatë garës që Lulzim Basha fitoi ndaj Eduard Selamit.

Artikulli paraprakALARM PËR BOMBË NË NJË KOMPANI ME 3 MIJË PUNONJËS
Artikulli tjetërRRËFIM – DASHAMIR SHERJA