Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi e ka cilësuar një pasqyrë të shëmtuar të degradimit të PD, debatet e djeshme në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie.

“Mbledhja ishte pasqyrë e shëmtuar e degradimit të PD. Cilësia dhe përmbajtja e debatit është problemi. Basha tregoi se ka mentalitet bolshevik”, është shprehur Patozi.

Ndërkohë Basha në një reagim në fb, ka ripërsëritur se PD ka vetëm një kundërshtar, Aleancën e Krimit.

“PD ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjeshtë një person, por aleanca e krimit. Dhe ne jemi përballë, si aleanca e vlerave. Në këtë aleancë ka vend për mendimin kritik, për debat dhe marrjen e vendimeve siç u mor sot; vendim unanim për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve”.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Basha deklaroi një ditë më parë se sa të jetë ai në krye të partisë nuk do të lejojë fraksione në PD.

Artikulli paraprakTIRANË, QËLLOHET ME THIKË NË KRYE TË DETYRËS POLICI
Artikulli tjetërBOMBULAT E GAZIT, KONTROLLE MASIVE NË TETOR