Edhe pse jemi në mes të sezonit turistik, operatorët turistike që ofrojnë shëtitje me skafe dhe motorë uji nuk lejohen të dalin në det. Shkak është një përplasje për vendosjen e sinjalistikës kufizuese ku ata do të lëvizin në det. Bashkia e Sarandës ka lejuar ata që ta vendosin vete, por policia kufitare nuk e njeh.

Më 1 qershor këto skafe e motorë uji me dokumenta të rregullta në Sarandë duhet të kishin dalë në det në aktivitetin në funksion të turizmit.

Policia policia kufitare i ndalon në breg, për shkak të një përplasje për sinjalistikën detare.
“Bashkia thotë se i kam mbaruar, ne i kemi mbaruar vetë. Sinjalistikat i kemi vënë me shpenzimet tona.”

Bashkia e cila në fund të mandatit të saj nuk po kryen ndërhyrjet e nevojshme në turizem nuk ka vendosur sinjalistikën detare duke ju’a kërkuar këtë skafistëve, çka ka sjellë edhe përplasjen me Policinë Kufitare Sarandë, duke mos arritur në lëdhimin e lejeve të lundrimit të motorëve të ujit.

Por kur kaluar gati gjysma e sezonit, operatorët turistikë thonë se çdo ditë vonesë aty u krijon kosto, ndaj tashmë paralajmërojnë se do të ndjekin rrugën ligjore.
“Do të vazhdojmë dhe me avokat, jemi taksapagues. Na shkojnë dëm të gjitha taksat.”
“Pagesën e kemi bërë që në fillim të qershorit.”

Ndërsa një operator norvegjez thotë se zgjidhja është largimi nga Shqipëria.
Edhe vitin e shkuar, këto operatorët që ofrojnë udhëtime me skafe e motorë uji i morën lejet vetëm pasi denoncuan problematikën me lejet për të lundruar.

Artikulli paraprakPËRMBYTJA QË LA PA UJË PREJ 10 VITESH DAJÇIN
Artikulli tjetërGJYKATA E APELIT NE SHKODER LIRON ISH DEPUTETIN BARDH SPAHIA