Shoqata e Ish-të përndjekurve politikë të Shqipërisë me qendër në Shkodër ka reaguar në lidhje me debatin publik ndërmjet djalit të ish-diktatorit Enver Hoxha dhe mbesës së martirit Jonuz Kaceli.

Përmes nënkryetarit të saj, shoqata dënoi ashpër deklaratat e Ilir Hoxhës duke i quajtur të turpshme dhe antikombëtare. Nënkryetari Filip Guraziu tha gjithashtu se sjellja e Hoxhës është urrejtje ndaj atdheut. 3 ditë më parë Keda Kaceli, mbesa e martirit Jonuz Kaceli, publikoi në profilin e Facebook-ut bisedën që sipas saj ishte zhvilluar në Malpensa të Italisë.

Sipas Kacelit, Ilir Hoxha e kishte fyer me fjalor rruge dhe një gjuhë aspak normale. Kjo ngjarje ka irritur shoqatën e ish-të përndjekurve, të cilët e cilësuan sjelljen e Hoxhës të turpshme.

Artikulli paraprakBARDHANJOR, BANORËT: 10 DITË QË NA SOROLLASIN
Artikulli tjetërMBETJET, NJË IMAZH NEGATIV NË HYRJE TË SHKODRËS