Dëbimi, shqiptari me të birin 4 vjeçar tenton të hidhet nga pallati

Në përpjekje për të parandaluar dëbimin, një 30 vjeçar shqiptar ka marrë me vete të birin 4 vjeçar duke kërcënuar se do të hidhej nga dritarja e banesës. Familja shqiptare banon në katin e dytë të një pallati në Via Buonarroti në Monza të Italisë. Megjithatë, një agjentë policie ndërhyri në kohë duke shmangur një tragjedi të mundshme. Policia ka shkuar tek familja shqiptare për të zbatuar urdhrin e dëbimit dhënë nga gjykata. Pavarësisht protestës së shqiptarit dhe gruas së tij, kjo nuk ka pasur asnjë efekt tek policia, e cila ka ekzekutuar urdhrin e gjyqtarit. Në gjendje të dëshpëruar, shqiptari kërcënon se do të hidhej nga ndërtesa bashkë me të birin, por as kjo nuk e ka ndihmuar. Djali i vogël i është marrë babait dhe i është besuar nënës, e cila ka pranuar të largohen nga banesa pa rezistencë, duke u dërguar në një qendër prirjeje nga ku edhe do të largohet përfundimisht nga vendi.

Artikulli paraprakSJELLJA E TIFOZEVE,FIFA GJOBE DHE PARALAJMERIM PER SHQIPERINE
Artikulli tjetërPARASHIKOHET RRITJE E PAGAVE ME 10% DHE PENSIONET ME 3 %