Mediat franceze po i bëjnë jehonë rastit të dëbimit të një familje shqiptare. Familja bashkë me fëmijët u dëbua nga Franca, pavarësisht mbështetjes së shume organizatave. Ata kishin dalë në mbështetje të saj, pasi ajo ishte integruar mirë në Francë.

Mediat franceze, shkruajnë se familja u mor natën dhe u dërgua me avion privat drejt Tiranës. Ajo që bie në sy është fakti se u shpenzuar 100.000 eurosh, për ta dëbuar familjen.

Ngjarja ndodhi me 7 shtator, ndërkohe që dëbimi nxiti një valë të fortë mbështetjeje në Mirecourt (Vosges), siç ishte klubi i futbollit ku luante njëri prej djemve te familjes shqiptare.

E përditshmja franceze “Vosges Matin” zbuloi se katër anëtarët e familjes që mbërritën në vitin 2016. Ata jetonin në komunën Vosges dhe për në Shqipëri u dëbuan me një avion privat.

E përditshmja gjithashtu transmeton dëshminë e një organizate të indinjuar. Sipas Kolektivit të Mirecourt për Solidaritetit me Refugjatët, automjetet e forcave policore arritën në agim në ndërtesë. Familjes iu konfiskuan telefonat celularë dhe pastaj u transportua në një aeroport. Atje ajo u hip në një avion privat dhe e nisën drejt vendit të tyre.

Pas kthimit të familjes në mënyrë të parregullt nga Franca drejt kryeqytetit të Tiranës, dëshmitari ka pohuar: “E gjithë kjo është e frikshme. Ata ishin integruar shumë mirë në komunitetin tonë. Ndjejmë revoltë dhe turp në jetët e shkatërruara të këtyre personave”.

Kostoja e udhëtimit është llogaritur ne 100.000 euro. Interesimit të gazetës, as linja ajrore e as prefektura nuk iu përgjigjën. Në vitin 2015, Street Press zbuloi se 1,5 milionë euro në vit u përdorën për të transportuar emigrantë nga Calais në qendrat e paraburgimit, me avion privat.

Artikulli paraprakI JEP 10-MIJË LEKË POLICIT RRUGOR,ARRESTOHET
Artikulli tjetërKAPET NJE GOMONE ME DROGE,VINTE NGA SHQIPERIA