Shqipëria ka dëbuar ambasadorin e Iranit në vendin tonë Gholamhossein Mohammadnia për cenim të sigurisë kombëtare.

Largimi i ambasadorit është bërë i ditur nga John Bolton, këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump për çështjen e sigurisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Bolton thekson: “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dëboi ambasadorin iranian, duke i sinjalizuar liderëve iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet.

Ne mbështesim kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar teksa ata qëndrojnë kundër sjelljes së papërgjegjshme dhe të rrezikshme të Iranit në Europë dhe përreth globit.

Gholamhossein Mohammadnia akuzohej nga muxhahedinët në vendin tonë si agjent i shërbimeve sekrete iraniane.

Gjithashtu, nga burime pranë Ministrisë për Europën Punët e Jashtme mësohet se janë dëbuar dhe shpallur non grata edhe dy diplomatë të tjerë të ambasadës Iraniane në vendin tonë. Edhe ata akuzohen për cenim të sigurisë kombëtare.

Artikulli paraprakCENUAN SIGURINË, SHPALLEN NON GRATA DY DIPLOMATË IRANIANË NË TIRANË
Artikulli tjetërDËBIMI I AMBASADORIT TË IRANIT, DONALD TRUMP LETËR RAMËS: PËRGËZOJMË SHQIPËRINË