Dëbohen dy emigrantë shqiptarë që shkuan si turistë
Dy të rinj shqiptarë janë dëbuar nga Italia për shkak të aktiviteteve të tyre kriminale. I pari është një 24 vjeçar i cili kishte hyrë në Itali në vitin 2014 dhe ishte arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Pasi ishte larguar nga Italia pas një ujdie, ai ishte kthyer majin e vitit të kaluar si turist dhe kishte rifilluar aktivitetin e tij kriminal, shkruajnë mediat italiane. 24 vjeçari u arrestua përsëri më 2 qershor të 2016-ës dhe më pas u lirua. Por në 27 dhjetor policia italiane e ka ndaluar sërish dhe e ka nisur atë për në Shqipëri, nga Roma në Tiranë. Të njëjtin fat me të ka patur edhe shqiptari tjetër, i cili po ashtu kishte hyrë në Itali si turist gjatë ditëve të para të tetorit të kaluar. Edhe ai ishte arrestuar për trafik droge dhe është depërtuar bashke me 24 vjeçarin, në zbatim të urdhrit të dëbimit të miratuar nga Prefekti i Peruxhias.