Një 21-vjeçar shqiptar që jetonte në Cliffton të New Jersey e që dukej se ishte i mbrojtur prej dëbimit nga SHBA prej programit për emigrantët pa dokumenta që kishin shkuar në SHBA që fëmijë, është dëbuar dhe dërguar në Shqipëri, duke iu bashkuar kështu prindërve të tij që ishin kthyer disa muaj më pare.

Mikel Pukri, një i diplomuar në Shkollën e Lartë të Clifton dhe që kishte shkuar në SHBA në moshën 3 –vjeçare, u dëbua këtë muaj, thanë të martën zyrtarët e emigracionit. Dëbimi i tij erdhi pasi kaloi disa muaj në paraburgim në burgun e qarkut Essex pasi ai po përpiqej ta zgidhte problemin e tij.

“Rasti i Pukrit nuk pati sukses në të gjitha shkallët e sistemit të gjykatave të emigracionit”, tha në një deklaratë “U.S. Immigration and Customs Enforcement”.

Pukri dhe vëllai i tij më i madh, Bepin, kishin shkuar në SHBA me prindërit e tyre, Vitor dhe Neta Pukri, me viza turistike në vitin 2001. Nëna e të riut, Neta Pukri tha në një intervistë më herët se ata idhin detyruar të iknin nga Shqipëria për shkak të pikëpamjeve politike të bashkëshortit të saj,

për të cilën ajo dhe djemtë e saj tha se ishin përplasur me socialistët në pushtet që i kishin bërë ata shënjestër të sulmeve. Ata gjithashtu u shprehën me shqetësim për atë që në Shqipëri njihet si “gjakmarrje”.

Artikulli paraprakVDES I RIU SHQIPTAR NË FRANCË, TELEFONATA E FUNDIT
Artikulli tjetërLABORATORI NË HAS, TURQIT DHE PRONARI U LARGUAN PAK DITE PARA OPERACIONIT