NË QARKUN SHKODËR PROBLEM NGRICAT, MË PROBLEMATIKE RRUGA E RAZMËS.Reshjet e dëborës të rëna gjatë mbrëmjes së djeshme, veçanërisht në zonat malore, kanë risjellë vështirësi dhe ngrica në qarkullimin e automjeteve në disa akse kryesore të vendit.

Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) të cilët janë duke ndjekur situatën e akseve rrugore pas reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit.Sipas ARRSH, situata paraqitet e ndryshuar, nga ajo e ditës së djeshme, pasi reshjet e dëborës kanë filluar sërish. Vështirësi paraqiten edhe në qarkun e Dibrës dhe të Shkodrës, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve nga ana e drejtuesve.Sipas njoftimit të ARSSH në këtë qark duhet bërë kujdes gjatë mbrëmjes, pasi pritet një ulje e mëtejshme e temperaturave duke rekomanduar kështu përdorimin e zinxhirëve. E njëjta situatë rekomandohet edhe në qarkun e Beratit. Nga ana e saj ARRSH u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit 

Artikulli paraprakSPITALI I LEZHËS PA MJEK SPECIALISTË
Artikulli tjetërDEDVUKAJ I PËRGJIGJET PREFEKTIT PËR RRUGËT