DREJTUESIT E AUTORITETIT RRUGOR, THIRRJE DREJTUESVE TE AUTOMJETEVE .Pas dëborës, problem në rrugë është kthyer prania e akullit. Autoriteti Shtetëror i Rrugëve kërkon që të bëhet kujdes veçanërisht me shpejtësinë e mjeteve dhe të evitohen parakalimet në ato zona ku ka akull. 

 

Përdorimi i gomave të dimrit është i detyrueshëm. Temperaturat që zbritën deri në -8 në disa zona të vendit, por edhe në kryeqytet janë shkaktare të disa aksidenteve të ndodhura, pa pasoja të rënda. Raportohet se asnjë rrugë nacionale nuk është e bllokuar, por në shumë akse dhe veçanërisht në disa rrugë rurale dhe malore ka prani të madhe akulli. Në gjendje pune janë që të gjitha kompanitë që kujdesen për hapjen e rrugës dhe hedhjen e kripës për të evituar akullin në rrugë. 

Rruga e Kombit në gjithë gjatësinë e saj është e hapur, por në disa zona ku ka dhe prani policie kërkohet përdorimi i zinxhirëve. Situatë të ngjashme ka edhe Qarku i Shkodrës sepse të gjitha akset nacionale që shkojnë drejt Malit të Zi, Malësisë së Madhe dhe Pukës janë me akull. Autoriteti Rrugor rekomandon që në rrugën e Pukës dhe Malësisë së Madhe të përdoren

Artikulli paraprakNË RADHË PËR KOLAUDIMET
Artikulli tjetërPUKË, SITUATA NËN KONTROLL