Jeta e e vështirë e komunitetit rom në qytetin e shkodrës sa vjen e rëndohet më tepër. Menyra e jetesës se tyre është e paperballueshme sidomos në këto kushte atmosferike ku ne barakat e tyre I ftohti depërton në vrimat e dërrasave .
Të përvuajtur ato tregojnë se nuk kanë të paktën një cati mbi kokë dhe as më cfarë të ngrohen në këto ditë të ftohta dimri .
Nga ana tjetër ata shprehen se nuk kanë të ardhura dhe asnjë punë që të mbajnë familjet e tyre, e vetmja mënyrë që të mbijetojnë janë ato pak qindarka që I marrin duke lypur.
Ndërkohë që pjesa tjetër e njerëzve kënaqet për dëborën për romët kjo është një ferr pasi ju duhet të kalojnë natën mes të ftohtit, shiut ,dhe dëborës pa asnjë lloj ngrohjeje, të sëmuren dhe askush të mos u vijë në ndihmë.