PËRVEÇ RESHJEVE NË ZONAT MALORE, BLLOKOHET RRUGA DREJT IBALLËS.Reshjet e Debores, kane shkaktuar problemet e para ne qarkun e Shkodres. Burime prane shtabit te emergjencave civile, bejne me dije se si rezultat I reshjeve te debores te cilet kane qene intensive gjate nates qe sapo lame pas ka pasur problem sa I takon veshtiresive ne qarkullimin e automjeteve ne Rrethin e Pukes,

ku si pasoje e reshjeve eshte bllokuar, rruga qe lidh Komunen Iballe me rrugen nacionale. Burime prane prefektures se Shkodres bejne me dije se  Ne qarkun e Shkodres zona me e goditur nga debora eshte malesia e Dukagjinit. Raportohet se ne zonen e quajtur Qafa e Bordolecit, trashesia e debores eshte mbi 20 cm, ne Qafa e Tfores debora ka aritur 15 cm. Ketu kalon edhe rruga qe lidh Shkodren me Thethin.. Raportohen probleme edhe ne zonen e Pukes, komunat Fierze dhe ne Fushe Arrez per shkak te trashesise se debores. Ne kete menyre tashme duket qarte se Debora ka nisur te krijoje problemet e para ne kete fund viti, duke na rikujtuar edhe njehere problemet te cilat u regjistruan gjate viteve te kaluara nga Debora ku nje pjese e mire e komunave ne veri te vendit kane qene te bllokuara nga trashesia e debores e cila ne vende te caktuara I kalonte 2 meter. Megjithate burime prane prefektures se Shkodres, bejne me dije se  shtabi I emergjencave civile, po mban kontakt te vazhdueshem me te gjithe drejtuesit e njesive vendore ne zonat malore per monitorimin e situates, por nga ana tjeter I kerkohet kujdes te gjithe drejtuesve te mjeteve pasi si pasoje e ngricave mund te kete veshtiresi ne rruge

Artikulli paraprakVERIU NËN SUNDIMIN E DËBORËS
Artikulli tjetërSHTËPITË PËR STADIUMIN DO SHEMBEN