PROBLEME NË RRUGËN E KOMBIT, AUTORITETI RRUGOR NË GADISHMËRI.Reshjet e shumta të borës kanë përfshirë Shqipërinë, kryesisht ne pjesën veriore të saj. I gjithë qarku i Kukësit është mbuluar nga dëbora, e cila ka përfshirë edhe rrugën e kombit, nga Fushë-Dukagjini, deri në hyrje të Tunelit të Kalimashit, si dhe në disa pjesë të segmentit Kukës – Morinë.
Për të shmangur aksidentet e mundshme, kompania që merret me mirëmbajtjen e rrugës ka nxjerrë në terren 8 mjete borë pasturse.Polica i ka bërë apel drejtuesve që të mbajnë zinxhirët si dhe të ulin shpejtësinë. E njëjta situatë paraqitet edhe në qarkun e Dibrës. Trashësia e borës ka arritur në 10 cm, duke bllokuar një pjesë të madhe të rrugëve. Në zonat e thella të Lezhës dëbora ka krijuar probleme në lëvizje, por deri më tani nuk ka patur asnjë rrugë të pakalueshme.