Në të gjithë vendin vijojnë që të jenë të bllokuar shumë zona nga veriu dhe verilindja e vendit. Në Shkodër vijon që të jetë i izoluar Thethi, po ashtu edhe në Tropojë dhe Kukës janë disa fshatra që prej disa ditësh kanë shkëputur lidhjet me qytetin si pasojë e bllokimit të rrugëve nga dëbora.

Probleme ka edhe në Dibër, Klos dhe fshatrat e Elbasanit, Gramshit dhe Librazhdit. Ndërkohë që në rrezik nga përmbytjet janë disa fshatra në qarkun e Shkodrës, si pasojë e shkarkimeve nga HEC-et në dy ditët e fundit. Vetëm dje në Anën e Malit janë përmbytur mbi 300 hektarë tokë.

Përsa i përket parashikimit të motit. Edhe sot do të ketë reshje lokale në disa qarqe, të cilat do të bien kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës. Reshjet pritet që të shkaktojnë probleme, pasi rritja e prurjeve të lumenjve rrezikon përmbytje.

 

Artikulli paraprakSOT KUVEND, TRE ÇËSHTJET E NXEHTA QË DO TË SJELLIN DEBAT
Artikulli tjetërMASAKËR NJERËZORE NË GHOUTA, 700 TË VRARË NË 10 DITË