TEMPERATURAT E ULËTA I ZËNË VENDIN MOTIT TË NGROHTË. Kryeqyteti i Kosovës sot është “zgjuar” me borën e parë të për këtë vit. Rënia drastike e temperaturave dhe reshjet, që kanë përfshirë rajonin, sot kanë dhënë efektin e tyre edhe në Kosovë.

Pas temperaturave pranverore, të cilat “mbretëruan” ditëve të kaluara, dhe rënies së tyre për 20 gradë celsius, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot parashikon mot kryesisht të vranët dhe me reshje kohë pas kohe të shiut me borë, kurse në zonat malore me reshje bore. Ndërkaq bora e parë ka rënë edhe në qytetet veriore të Shqipërisë. Gjithashtu bora ka mbuluar këto ditë edhe Serbinë e Kroacinë.

 

Artikulli paraprakHARPER: SULMET NGA TERRORISTËT
Artikulli tjetërJUVE NUK ËSHTË GATI PËR NË EUROPË