Reshjet e dëborës kanë zbritur gjatë natës në disa rajone të vendit dhe ka vështirësuar qarkullimin në disa akse.

Në Shkodër, akset ku sasia e borës është më e madhe janë Kuben-Vasie (25 cm), ku qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë. Në aksin Laç-Vau i Dejës-Fushë Arrëz ka 20 cm borë dhe qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në aksin Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin ka 30-50 cm borë. Ndërkohe Ministria e Brëndshme ka bërë publike edhe aksidet ku qarkullimi është me problematik në akset:

Fushe Arrëz – Iballë

Fushë Arrëz – Qafë Mali

Qafë Shllak Qafë Mali – Fierzë Bajram Curri

 Valbonë Kukës – Qafë Shllak

Tunel i Kalimashit – Morinë.

Aktualisht janë vështirësisht të kalueshme keto segmente rrugore nga dëbora, dhe po punohet për hapjen e tyre: Qafë Mali – Dardhë, në zonën e Pukës Qafë Thore – Theth, në zonën e Malësisë së Madhe Tamarë – Vermosh Trashësia e dëborës në këto akse shkon nga 20 cm deri në 50 cm. Prezencë dëbore ka edhe në “Rrugën e Kombit” ku mësohet se po punojnë borëpastrueset. Komisionet e Emergjencave Civile në Qarqe dhe Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile në MPB po ndjekin situatën duke e shoqëruar me masa përkatëse në terren.

Artikulli paraprakGOLEM, RESHJET EKSPOZOJNË AMORTIZIMIN E RRUGËVE
Artikulli tjetërCUNGU: KJO ËSHTË VLLAZNIA, S’PRES NDRYSHIME