Krijimi i parkut kombëtar të alpeve ku do të përfshihen zona e Valbonës, Thethit dhe Vermoshit është shumë pranë. Ministria e Mjedisit dhe Agjencia e Kombëtare e Zonave të Mbrojtura zhvilluan takimin e katërt që ishte në fshatin Tamarë të Kelmendit që i përket Bashkisë Malësi e Madhe.
Drejtori i AKZM Zamir Dedej foli rreth idesë për këtë park.Qëllimi i parkut të alpeve nuk është vetëm mbrojtja por edhe një zhvillim i qëndrueshëm lokal për Valbonën, Thethin dhe Vermoshin.Zona të tilla si Thethi, Valbona apo Vermoshi thotë kreu i AKZM aktualisht kanë probleme që duhen eliminuar.Deri më sot tha Dedaj zonat e mbrojtura, sidomos ato malore janë lënë në harresë totale nga pushteti lokal dhe qendror ndaj ka ardhur momenti që të rikthehet vëmendja për të sjellë një zhvillim më të madh.