Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është duke evidentuar të gjitha ndërtimet pa leje që janë në këto zona.

Drejtori i përgjithshëm i kësaj agjensie Zamir Dedej shprehet se legalizimet janë një process që tregojnë për ato objekte të cilat nuk prishin punë në zonat e mbrojtura ndërsa për ndërtesat që kanë impakt negativ dhe sjellin dëme do të kalojnë në sitë pas fazës së studimit çka do të thotë se edhe mund të prishen. Shkodra ka një sërë zonash të mbrojtura e po ashtu edhe parqe apo pjesë të tjera që kanë një rëndësi edhe ndërkombëtare në të cilat në këto 25 vite të fundit është ndërtuar pa kriter. Në qytete të tjera ka nisur prishja e këtyre objekteve pa leje që dëmtojnë mjedisin ndërsa në Shkodër edhe pse është përfolur prej kohësh një nismë e tillë ende nuk është marrë edhe pse është e nevojshme.

Artikulli paraprakMINISTRI ÇUÇI: PO EVIDENTOJMË BORXHET NË ISH-KOMUNAT
Artikulli tjetërSËMUNDJA E DIABETIT, REPART PËR EDUKIMIN E PACIENTËVE