Një defekt elektrik ka ndodhur në stadiumin “Loro Borici”, në Shkodër, në prag të ndeshjes me Partizanin.

Pasditen e sotme, punonjësit kanë vënë re tym në tribunën qendrore dhe menjëherë kanë njoftuar forcat zjarrëfikëse.

Këta të fundit, nuk kanë konstatuar zjarr, por ishte thjesht një defekt të vogël me kabllot e sistemit elektrik.

Specialistët po kryejnë inspektime në impiantin sportiv për të zbuluar problemin, i cili duket se nuk do të cenojë mbarëvajtjen e ndeshjes së ditës së nesërme, ku Vllaznia do të presë Partizanin.

Artikulli paraprakBASHA :DONIM QË TË HAPESHIN NEGOCIATAT, POR E PRISJA REFUZIMIN E BE-SË
Artikulli tjetërDO KËRKONI KËTË MOT, POR S’DO E GJENI…MËSONI PARASHIKIMIN E MOTIT PËR FUNDJAVËN