Ndoshta në paraqitjet e tyre përpara publikut ata shkëlqejnë dhe duken të përsosur, por edhe VIP-at janë qënie njerëzore, dhe si të tillë kanë edhe ata difektet e tyre.
Dikush që nga lindja, dikush tjetër si pasojë e ndonjë aksidenti. Ne kemi zgjedhur 5 prej tyre, për të shuar sadopak kuriozitetin tuaj.
Joaquin Phoenix ka lindur me një të çarë në fytyrë, në pjesën e sipërme të buzës, të njohur në mjekësi si buzë-lepuri.
Denzel Washington theu gishtin e tij në një lojë basketbolli gjatë kohës që ishte në shkollë, por nuk arriti që ti “ngjitej” ashtu siç kishte qenë më parë.
Andy Garcia ka lindur me një binjak siamez të ngjitur në shpatullat e tij, të cilin mjekët ja hoqën me anë të një operacioni.
David Bowie, gjatë një zënke në fëmijërinë e tij, dëmtoi beben e njërit sy, defekt i cili nuk u rekuperua asnjëherë.
Megan Fox vuan nga “brachydactyly”, e cila bën që gishti i madh i dorës së saj të jetë i shtypur.