Reshjet e dendura të shiut dhe rrufetë e një natë më parë kanë shkaktuar një defekt elektrik duke lënë pa furnizim stacionin e pompave dhe për rrjedhojë pa ujë qytetin. Kjo situatë ka krijuar një problem për bizneset por edhe për qytetarë të cilët janë gjendur të papërgatitur nga mungesa e ujit të pijshëm. Ja se çfarë thuhet në njoftimin e plotë të UKQ sh.a: “si pasojë e reshjeve të dendura të natës së kaluar, ka ndodhur një defekt elektrik duke lënë pa furnizim stacionin e pompave dhe për rrjedhojë pa ujë qytetin. Grupet e punës së UKQ në bashkëpunim me OSHEE, po punojnë për riparimin në një kohë sa më të shpejtë të defektit për të rikthyer normalitetin e furnizimit me ujë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, bëhet e ditur në njoftim. Ndërkohë pritet që deri në orët e mbrëmjes Shkodra të vijojë të qëndrojë pa ujë të pijshëm në shumë zona të saj për shkak të këtij defekti të papritur pavarësisht punës që po bëjnë grupet e ujësjellësit dhe OSHEE për rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm në një kohë sa më të shpejtë.

Artikulli paraprakSHPALLET TENDERI PËR HYRJEN E SHKODRËS
Artikulli tjetërSHKODRA PA UJË, BECI: SHUMË SHPEJT SITUATA I KTHEHET NORMALITETIT