Bashkia Shkoder ka vijuar degjesat publike per projekt buxhetin e vitit 2024. Postriba dhe Berdica, kane qene ndalesat e radhes ku eshte diskutuar me banoret e zonave per prioritetet per vitin e ardhshem. Kryetari i Bashkise Shkoder, Benet Beci, eshte shprehur se keto diskutime jane tejet te rendesishme per te percaktuar prioritet per te ardhmen.
Ne njesine Berdice, kerkesat e komunitetit jane fokusuar tek infrastruktura, uji i pishem dhe pastrim i kanaleve kulluese dhe vaditese.
Pas konsultimeve me publikun administrata e bashkise Shkoder do te hartoje edhe pr/buxhetin per vitin 2024 i cili do te percaktoje edhe zerat specifik per investime per te gjitha zonat e bashkise Shkoder.