Bashkia Shkodër ka organizuar një dëgjesë publike në lidhje me sistemin e pikëzimit për shpërndarjen e banesave sociale.
Para përfaqësuesve të shoqësrisë civile dhe drejtuesve të shoqatave të ndryshme, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, shpjegoi shpërndarjen e pikëve që komisioni i poaçëm i vlerësimit ka bërë për çdo kategori. Disa prej përfituesve janë gratë e dhunuara, familjet me shumë fëmijë, komunitetet rom dhe egjiptian etj.
Drejtori i Shërbimeve Sociale në bashki, Filip Vila, tha se këto banesa nuk do të jenë të përhershme, por do t’u shërbejnë këtyre familjeve derisa ta kapërcejnë krizën ekonomike. Më pas dëgjesa vijoi me pyetje dhe përgjigje mes të pranishmëve dhe drejtuesve të bashkisë për të sqaruar çdo paqartësi rreth këtij procesi.