Edhe gjatë sezonit turistik 2022 duket se plazhi publik i Shirokës nuk do të përmbush asnjë kusht për pushuesit. E gjithë kjo hapsirë e projektuar për të qënë plazh publik është e mbushur jo vetëm nga mbeturinat që nuk pastrohen por edhe nga një sasi e madhe bimësie që pengojnë pushuesit të bëjnë plazh. Ato të pakte qytetarë që gjejmë aty shprehen se mungesa e mirëmbajtejes po largon pushuesit.

Pushuesit shprehen se deri më tani nuk është parë asnjë punonjës për të pastruar plazhin.

Distanca e shkurtër e plazhit publik të Shirokës me qytetin e Shkodrës e bën më të lehtë frekuentimin nga qytetarët e Shkodrës. Mungesa e mirëmbajtjes ka bërë që çdo vit të ulet numri i pushuesve atje.

 

Artikulli paraprakZGJEDHJA E BERISHËS NË KRYE TË PD, REAGON GRIDA DUMA: DUHET RESPEKTUAR VULLNETI I DEMOKRATËVE
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 23.05.2022