Degradimi i rrugës Rrëshen-Burrel ngriti në proteste banoret e fshatit Tarazh në Mirditë.Ata u mblodhen pranë degëzimit të fshatit të tyre, duke ngritur shqetësimin në lidhje me këtë segment i cili është bërë thuajse i pakalueshem.
Në të gjithë gjatësinë e rrugës prej 31 km ka rrëshqitje të trasese dhe dëmtime të asfaltit, duke vështiresuar lëvizjen e automjeteve.Banoret thonë se prej 2 muajsh mungon edhe mirembajtja në këtë segment rrugor dhe në këto kushte i bëjnë thirrje pushtetit qëndror për ndërhyrje.
Me shqetësimin e banoreve u bashkua edhe kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi.
Rruga Rrëshen-Burrel është ndërtuar në vitin 2013 me financim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlerë 22 milion dollar. Ajo ju shërben qindra banoreve të Bashkive Mat dhe Mirditë të cilët paralajmerojnë përshkallëzim të protestes, deri në bllokim të këtij aksi nëse nuk do të ketë reagim të institucioneve përgjegjëse brenda këtij muaji.