Degradimi i rrugës që lidh Fushë-Milotin me superstraden Lezhë-Laç dhe disa fashtra të Kurbinit, ngriti në protestë banoret.Banoret u mblodhen ne afersi të superstrades, duke kërkuar nderhyrje ne këtë segment rrugor me gjatësi 5 km qe eshtë dëmtuar plotësisht, pasi asfalti është çarë në disa pika dhe janë hapur gropa të madha.Kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë që marrin inerte në Lumin Mat kanë krijuar këtë situate thonë banoret e Fushë Milotit.
Nëse nuk do të marren masa brenda 10 diteve, banoret kërcënojnë me përshkallëzim të protestes deri më bllokim të rruges.
Që prej ndërtimit të rruges së re nacionale Lezhë-Laç, ky segment rrugor është lënë jashtë vemendjes nga institucionet përgjegjesë, duke penalizuat qindra banore të këtyre zonave.