Qarku i Lezhës është një zonë e pasur me objekte të trashegimisë kulturore, por gjendja e tyre është e mjerueshme.Shqetësimi është ngritur nga Kreu i Forumit të Trashëgimisë Kulturore Kombëtare historiani Pal Trashaj, sipas të cilit përgjatë 30-viteve ka munguar vemendja ndaj objekteve historike, duke sjellë degradimin e tyre.

Lezha numeron mbi 30 objekte që mbajnë dhe statusin monument kulturore, por gjysma e tyre rrezikojnë seriozisht ekzistencen.Në këto kushte kreu i Forumit të Trashegimisë Kulturore Kombëtare Pal Trashaj apelon për ndërhyrje të shpejtë.

Me degradimin e monumenteve të kultures, Lezha po humbet një pjesë të rëndësishme të historisë së saj e cila duhet të ishte mbrojtur si një vlere mjaft e çmuar e këtij rajoni.

Artikulli paraprakMETA NUK PRANON REZULTATIN: FAKTE TË REJA TRONDITËSE, DO NISË KONTESTIMI LIGJOR DHE PËRSHKALLËZIMI OPOZITAR
Artikulli tjetërKONFERENCË STUDENTORE PËR TRASHËGIMINË KULTURORE