Kjo është gjendja e rrugës që lidh Fushë-Milotin me superstraden Lezhë-Laç dhe disa fshatra të Kurbinit.Ky segment rrugor me gjatësi rreth 5 km ka degraduar plotësisht, pasi asfalti është çarë në disa pika dhe janë hapur gropa të madha.Kjo situatë vijon prej të pakten 4 vitesh, duke veshtiresuar lëvizjen e automjeteve në këtë segment rrugor.

Kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë që marrin inerte në Lumin Mat kanë dëmtuar rrugen, thonë banoret e Fushë Milotit, duke paralajmeruar protestë nëse nuk do merren masa.

Që prej ndërtimit të rruges së re nacionale Lezhë-Laç, ky segment rrugor është lënë jashtë vemendjes nga institucionet përgjegjesë.

 

Artikulli paraprakTEPE, BANORËT BASHKËJETOJNË ME MBETURINAT
Artikulli tjetërBEQAJ PËR MANDATIN E DEPUTETIT: NUK DUA TË SHPREHEM TANI