Shtepia karakteristike e Mlikajve banese tipike lezhjane, e ndërtuar më shumë se 1 shekull më parë rrezikon shembjen. Objekti monument kulture i kategorisë së parë, që ndodhet në lagjen “Skëndërbeg” ka pësuar dëmtime të shumta. Siç shihet dhe nga pamjet muret janë plasaritur dhe suvaja ka rënë në disa pjesë e po ashtu çatia është kalbur dhe mund të bjerë.

Specialisti i Monumenteve të Kultures në Bashkinë Lezhë, Anton Ndreca thotë se ky objekt ka vlera të jashtëzakonshme historike dhe ndërhyrja për shpëtimin e kësaj banese dy kateshe është emergjente.

Deri tre dekada më parë shtëpia e Mlikajve ka shërbyer edhe si muze etnografik i qytetit të Lezhës, ndërsa sipas të dhënave restaurimi i saj është i pamundur pa zgjidhur më parë problemet e pronësise.

Artikulli paraprakVRASJA E 14-VJEÇARIT, QYTETARËT MARSHIM: INSTITUCIONET E PAPËRGJEGJSHME VRASIN
Artikulli tjetërBENET BECI PUBLIKON VIDEO NGA KANTIERI PËR KOLEKTORIN E QYTETIT: S’KA NEVOJË PËR KOMENT