Mirëmbajtja e Stacionit të Trenit në qytetin e Shkodrës lë shumë për të dëshiruar, pasi sediljet, xhamat dhe të gjitha pjesët e brendshme e të jashtme janë amortizuar totalisht.
Numri i kufizuar i punonjësve pranë kësaj pike hekurudhore e ka të pamundur menaxhimin, gjë e cila ka sjellë edhe lëvizje tejet të ulëta udhëtarësh. Për arkitektin Gjergji Islami, një situatë e tillë është për të të ardhur keq pavarësisht stadit tonë të zhvillimit hekurudhor. Një gjendje e tillë paraqitet edhe në shumë pika të tjera hekurudhore të Shqipërisë, kjo si pasojë e mungesës së investimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave dhe Ministria e Transporteve.