Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës së përbashkët për shtyp ka thënë se ai bashkë me Edi Ramën do i dëshmojë shqiptarëve se me bashkëpunim do i japin shqiptarëve ato që nuk kanë pasur më parë.
Ai thotë se kërkon një bashkëpunim me Shqipërinë madje dhe ngritjen e një komisioni ndërshtetëror për të vijuar marrëveshjet dhe për t’i dhënë dy vendeve ato që qeveritë e mëparshme nuk ja kanë dhënë.
”Ju faleminderit shumë i nderuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Jam i gëzuar që ndodhem në Tiranë. Dhe një orë dhe bëhet një javë që jam kryeministër.
Vendi i parë si kryeministër që vizitova ishte Prekazi i Adem Jasharit, qyteti i parë Mitrovica dhe shteti i parë padyshim Shqipëria.
Dua që me këtë dekadë të tretë të shekullit të 21 të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë- Shqipëri ccfarë nuk ka pasur asnjëherë mes dy vendeve. janë prioritet i njëra- tjetrës dhe nuk presin asnjë fushë.
Të formojmë një komision ndërshtetëror që ato 77 marrëveshjet që janë nënshkruar deri më tani, të zbatohen por dhe të shtohen.
Të shtojmë bashkëpunimin dhe bashkërendimin. Me këtë rast dua të falenderoj Shqipërinë dhe popullin shqiptar për përkrahjen e pakursyer ndaj Kosovës.
Kosova nuk do ia dilte në luftën apo dhe në paqe ndaj Serbisë pa Shqipërinë. në shekullin e 21 duam të ecim bashkë, shpejt, fuqishëm.
Duam që të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik, të prodhimtarisë, arsimit, sigurisë dhe politikës së jashtme. Këto janë fushë ku i kemi preokupimet e njëjta dhe aleteatët tonë demokratikë dhe perëndimorë. Do e dëshmojmë si dy kryeministra në avancimin tonë ndërshtetëror.
Këtë do ta ketë rastin pikërisht me ne. ”- tha Kurti