Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër ka reaguar pas skandalit të datës 12 shkurt se një efektiv policie ngacmoi studente dhe pedagoge në tualetin e femrave.Roland Dodani tha se rasti ishte i përsëritur.

Dekani u shpreh se mori dy ankesa në datën 11 shkurt, por pavarësisht denoncimeve autoritetet përkatëse nuk morën masa

Dodani shtoi se efektivi i policisë u demaskua nga vetë studentët më datën 12 shkurt.

Me anë të një deklaratë për shtyp fakulteti i drejtësisë në pranë Universitetit të Shkodrës deklaroi se ofron bashkëpunimin me të gjitha organet ligjzbatuese duke filluar nga Policia,

Prokuroria dhe Gjykata që rasti në fjalë të zbardhet sa më shpejt, pasi nuk është cenuar vetem dinjiteti, integriteti fizik dhe moral i disa personave, por integriteti moral dhe fizik i të gjithë studentëve dhe stafit të Fakultetit të Drejtësisë.

Artikulli paraprakAPELI NË STAR PLUS, GENTIANI NISET DREJT ITALISË
Artikulli tjetërDHURATAT E PERSONALIZUARA PËR SHËN VALENTIN