Më datë 12.09.2017, rreth orës 07.15 ka ardhur një telefonatë në Sallën e komandimit të D.V.P.Shkodër se një mjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në rrjedhën e Drinit tek Ura Bahçallëkut.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë Shkodër dhe forca të FNSH dhe Polumbarët e FNSh Shkodër. Polumbarët e Repartit të FNSH para pak.minutash kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit S. K, 28 vjeç, banues në Ndrejaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër. Gjithashtu u bë e mundur edhe nxjerrja e mjetit tip Fiat me targa AA593FL. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të daljes nga rruga.