Gianni de Biasi mendon se Kombëtarja shqiptare mund të arrijë larg në Euro 2016 nëse vazhdojnë të luajnë si në ndeshjet kualifikuese Shqipëria gjendet në grupin A të Kampionatit Evropian së bashku me Francën, Zvicrën e Rumaninë, derisa ndeshjen e parë e zhvillojnë me 11 qershor ndaj Zvicrës së shqiptarëve.

Gianni De Biasi kërkon që skuadra të mbetet e njëjta. Përpara nisjes në Francë, drejtuesi i stolit kuqezi i kërkoi të besuarve të tij që të vazhdojnë të luftojnë të bashkuar dhe të japin më tepër se maksimumi. “Falënderoj kryeministrin për vizitën e papritur, pasi mes njëmijë impenjimeve që ka, gjeti kohën për të na përshëndetur. Besoj se jemi të gjithë të vetëdijshëm për rëndësinë dhe mundësinë unike që kemi për të luajtur në Kampionatin Europian. Ne duhet të japim 110 për qind, pasi rezultatet nuk vijnë asnjëherë rastësisht. Nëse skuadra është sot në Europian, kjo ka ndodhur pasi kemi djersitur në 8 ndeshje kualifikuese, ku bëri gjëra vërtetë të jashtëzakonshme”, Tha De Biasi. “Fillimisht dhamë zemrën, luajtëm me pasion dhe vendosëm ekipin mbi gjithçka. Besoj që nëse do ti ruajmë këto karakteristika mund të mahnisim sërish. Por, nuk duhet të harrojmë kush jemi, nga vijmë dhe sa jemi lodhur për të arritur deri këtu dhe sa e bukur është kjo që po përjetojmë, falë kualitetit të secilit prej lojtarëve tanë. Nëse nuk i harrojmë këto dhe nxjerrim në dukje pjesën tonë më të mirë, mund të mendojmë edhe për tu kualifikuar nga faza e grupeve. Ky është edhe objektivi i parë, më tej do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë rrugës”, De Biasi.

Artikulli paraprakSHQIPERI – GREQI, DY MINISTRAT NE KONFERENCE PER SHTYP
Artikulli tjetërSTAR TREND – 06.06.2016