Deputeti Tom Doshi u shpall ‘non grata’ nga SHBA, ndërsa pas daljes nga seanca e sotme plenare u shpreh se nëse bëhet veting në politikë, ikën gjysma e parlamentit.
Tom Doshit dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në SHBA. Në vendimin e DASH, thuhet se “në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë”.
Deputetit Doshi, bashkëshortes së tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë.