NË NJOFTIMIN E POLICISË THUHET SE ME KËTË ÇËSHTJE PO MERRET DIREKT KRYEMINISTRI RAMA. Në qoftë se z. Paloka ka interes të dijë të vërtetën lidhur me çfarë ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit lidhur me incidentin të cilit i referohet, në kryerjen e detyrës së tij si shpifës profesionist, mjafton që Partia Demokratike të informohet nga kandidati i saj. 

Me kandidatin jo vetëm Ministri i Punëve të Brendshme, por edhe vetë Kryeministri kanë qenë në kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm, për të dëgjuar versionin e tij për ngjarjen, si edhe për ta informuar mbi veprimet e menjëhershme të ndërmarra për zbardhjen e plotë të incidentit.  Punonjësi i Policisë është shoqëruar në Komisariat dhe i është nënshtruar hetimit ku është përfshirë menjëherë edhe Prokuroria. Deri në përfundimin e plotë të hetimeve, punonjësi i Policisë do të qëndrojë i pezulluar nga detyra dhe në rast se hetimi do të provojë fajësinë e tij, padyshim do të ndëshkohet njësoj siç janë ndëshkuar për shkelje në detyrë, penalisht apo administrativisht, 11 % e trupës policore, që në filllim të këtyre tetëmbëdhjete muajve e gjetëm rrugëve, siç gjetëm rrugëve vetë shtetin e rrënuar nga keqqeverisja e Partisë Demokratike thuhet ne deklaraten shperndare per mediat nga policia e shtetit

Artikulli paraprakDEBATI PËR RININË, DY KANDIDATET PËRBALLË NJËRA TJETRËS
Artikulli tjetërPALOKA: OSBE TË MONITOROJË DHUNËN NDAJ OPOZITËS