LSI SHKODËR: THIRRJE PARTIVE TË LARGOHEN NGA FUSHATA E SHPIFJEVE. Menjehere pas deklarates se Partise Demokratike, ka reaguar Deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim ne Shkoder, Agron Çela. Ne një reagim shperndare per mediat, LSI Shkoder, ka hedhur poshte zerat per kete ngjarje. Deputeti Çela, shprehet se “kjo nuk është asgjë tjetër veçse trillimi i radhës së deputetes Topalli.

Siç duket frika e madhe i ka kapluar duke parë fushatën model që LSI dhe kryetarja e ardhshme e Bashkisë Shkodër znj. Keti Bazhdari po zhvillojnë në mënyrën më qytetare që Shkodra ka parë ndonjëherë, bashkuar me vetëdijen e tyre të plotë se radhët e Partisë Demokratike sa vijnë e pakësohen në mënyre të dukshme duke pasur një rrjedhje të pandalshme të atyre që u kanë besuar deri dje. Me ndërgjegje të pastër deklaroj se në asnjë moment unë si deputet i LSI-së dhe stafi i znj. Bazhdari nuk kemi cënuar në mënyrën më të vogël integritetin e Drejtorit te Spitalit Rajonal Shkodër z. Shpëtim Ymeri. Ju them me bindjen e plotë se fushata jonë e perbashkët do të vazhdojë te jetë modeli europian i të bërit politikë. I bëj thirrje edhe kundërshtarëve të heqin dorë nga politika e shpifjeve dhe trillimeve sepse tashmë populli e ka kuptuar se ajo lloj politike nuk i përket më qyetarëve të Shkodrës dhe të jenë më se të sigurt se do t’u bëhet e qartë me votat që LSI dhe zonja Bazhdari do të marrin në zgjedhjet e 21 Qershorit” thuhet ne deklaraten e deputetit te LSI ne Qarkun e Shkodres Agron Çela

Artikulli paraprakMIQËSORE LUKSI, SHQIPËRIA HUMBET ME GJERMANINË
Artikulli tjetërRANIERI “FLIRTON” ME VLLAZNINË