Pa koment, dhe me nje tabele te dhenash per 1 % investime ne Shkoder per 2014-2015 dhe 3 % per 2016-ten , ka qene pergjigjia qe i ka dhene Kryetarja e Bashkise se Shkodres Voltana Ademi i ka dhene shifrave milioneshe euro, te Kryeministrit Rama gjate se martes ne Shkoder.

Pergjigjia e kryebashkiakes Ademi ka ardhur nepermjet faqes zyrtare ne rrjetin social facebook, ku jane renditur edhe disa prej te dhenave qe i ofrohen qytetareve. Ne foton e pare paraqiten, Fondet e Zhvillimit te Rajoneve 2014-2015, ku ne perqindje, Shkodra ka perfituar vetem 1% te fondeve. Nderkohe qe pergjigjia vijon serish edhe ne postimin e fotos se dyte, kesaj radhe ne financimet qe kane ardhur per Shkodren nga Komiteti i Zhvillimit te Rajoneve per 2016-ten, e konkretisht ne muajin Mars, ku Shkodra ka perfituar vetem 3% te totalit te fondit, duke u diskriminuar krahasimisht me Elbasanin qe ka 16%, Beratin 13%, Dibren 14%, nderkohe qe me poshte se Shkodra eshte vetem Bashkia Lezhe e cila 1% te fondeve, edhe kjo nje bashki e drejtuar nga te djathtet. Nderkohe me pas jane publikuar edhe disa prej projekteve qe Bashkia e Shkodres ka depozituar prane Komitetit per Zhvillimin e Rajoneve, te cilat nuk jane marre aspak ne konsiderate nga Qeveria Shqiptare, e konkretisht projektet lidhen me rikonstruksionin e Godines 3 kateshe dhe sistemimin e sheshit funskional te godines ku sot ndodhet Aluizni, ndertimin e rrjetit te kanalizimeve te ujrave te zeza ne lagjen Mark Lula ne Shkoder, rikonstrsukionin e rruges Lugocesme, si dhe studimin dhe projektimin e sistemimit te bllokut te pallateve parafabrikate ne lagjen Xhabije, ku nga te gjithe keto projekte, vetem ne lagjen Xhabije eshte parashikuar nje investim por edhe ky i ndare ne dy pjese te investimit nje gjate ketij viti dhe nje gjate vitit 2017. Nderkohe qe per 2015-ten nga 4 projektet e paraqitura nga Bashkia e Shkodres, vetem rikonstruksioni i teatrit migjeni gjeti driten e financimit, nderkohe qe projektet e rendesishme per rikualifikimin e bregut perendimor te liqenit te Shkodres, Rikualifikimin Urban te Rruges hyres te qytetit te Shkodres si dhe parku i taraboshit dhe rikualifikimi urban i lagjes Shiroke, ngelen vetem ne leter. Kjo eshte situata, por edhe pergjigjia faktike qe kryebashkiakja Ademi, i jep jo vetem Kryeministrit Rama, por edhe cdo qytetari te Shkodres, per tu njohur me diskriminimn qe qeveria Shqiptare po i ben Shkodres

Artikulli paraprakLinda Halimi reagon për këngën e Eneda Tarifës….“U bëmë bajat, jo për gjë…”
Artikulli tjetërSHLLAKU: MË DISKRIMINUAN, PS PARTI E DYERVE TË HAPURA