DEPUTETI I SHKODRËS REAGON NË LIDHJE ME DEKLARATËN E SHBA, PËR PËRJASHTIMIN E TIJ NGA PS Deputeti Tom Doshi përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadës së SHBA në të cilën shprehej se “Mirëpresin vendimin e PS të Shqipërisë për të përjashtuar Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale.”

“Tom Doshi nuk është i përfshirë kurrë në asnjë akt kriminal. Nuk kam përfituar kurrë padrejtësisht, dhe kurrën e kurrës nuk jam përshirë në akte kriminale kundrejt pronës apo individit. Kam arritur çdo gjë në jetën time në bazë të përpjekjes time të ndershme.”- shkruan Doshi në rrjetin social duke theksuar se “jam me gjithë shpirt per dekriminalizimin e Kuvendit.” Më tej Doshi thekson se është gati t’i vendosë para ambasadës të gjitha provat që ai disponon për ndjekjen që i është bërë nga kriminelët e paguar nga Meta   “Jam i gatshëm gjithashtu që ti vej ne dospozicion te ambasadave qe neser nje video prej 37 minutash ku rrefehet me detaje historia e ndekjes time prej disa muajsh nga kriminelet e paguar nga Ilir Meta. Le ta verifikojnë autenticitetin e videos dhe faktet tronditëse qe pohohen aty.”- shkruan Doshi duke kërkuar që SHBA dhe BE të sjellin hetues profesionistë për t’i trajtuar këto akuza.   Tom Doshi ndërsa deklaron se nuk ka synuar asnjëherë që të bëjë shantazh ndaj Kryeministrit, thekson se shantazh bën Meta i cili i kërcënon se do i çojë në opozitë.   “Nuk kam synuar asnjëherë në jetën time të bëj shantazh as ndaj Kryeministrit dhe as ndonjë figure tjetër publike në vend.  Kam folur me ton të ashpër ditët e fundit edhe ndaj Kryeministrit për të shprehur revoltën time personale shantazh i vërtetë është ai që bën Meta. Nëse nuk me mbroni ju çoj ne opozitë i thotë ai Rames. Kjo aleancë duhet të denoncohet deri ne fund.”- shkruan Doshi.   Në përfundim të statusit të tij në rrjetin social, Tom Doshi shkruan se mes tij dhe Edi Ramës nuk mund të vazhdojë më miqësia, pasi sipas tij ai ka bërë marrëveshje me krimin, për të mbajtur te pacenuar karrigen e tij te pushtetit.   “Tom Doshi nuk mund të vazhdonte një miqësi me Edi Ramën kur ai ka bërë marrëveshje me krimin, për të mbajtur të pacënuar karrigen e tij të pushtetit. “- shkruan Doshi. 

 

 

 

Artikulli paraprakBASHA: ILIR META TË JAPË DORËHEQJEN
Artikulli tjetërSHKARKOHET TRAJNERI I VLLAZNISË BALDO RAINERI