Deklaratat e mësueses shkodrane për ISIS, reagon Ministria e Arsimit: Video është bërë para 1 viti

Ministria e Arsimit ka reaguar pas publikimit të video-skendalit ku mësuesja Emine Alushi e Medresesë në Shkodër deklaronte se ISIS është organizatë e mirë. Në reagimin e saj, Ministria sqaron se video i përket vitit 2015 ndërsa gjatë këtij viti shkollor mësuesja Alushi nuk është më në këtë detyrë. Reagimi i Ministrisë së Arsimit: Në datën 18 Janar 2017, në emisionin televiziv “Stop” – TV Klan, u publikua një video regjistrim, përmbajtja e së cilit lidhet me deklaratat propagandistike pro ISIS,të një mësueseje, gjatë një ore mësimi, në shkollën jopublike “Haxhi Sheh Shamia” (Medreseja) – Shkodër. Ministria e ArsimitdheSportit (MAS), bazuarnëtëdhënatqësiguroipërrastin, informonsivijon: Opinionet janë shprehura nga znj. Emine Alushi, gjatë një orë mësimi, në vitin 2015, kohë kur ajo ka qenë aktivizuar si mësuese me kohë të pjesshme në atë institucion arsimor. Znj. Alushi nuk e ka ushtruar më detyrën e mësueses gjatë vitit shkollor aktual. MAS e dënon më forcë rastin dhe e konsideron të papranueshëm këtë përpjekje radikale për të përhapur pikëpamje ekstremiste gjatë një ore mësimore si dhe kërkon nga organet kompetente marrjen e masave të plota për të verifikuar të gjitha rrethanat që qëndrojnë prapa tij. Shkollat tona kanë qenë, janë dhe do të mbeten institucione që kultivojnë vlera të larta demokratike dhe atdhetare tek brezi i ri i vendit, duke refuzuar çfardo përpjekjeje për radikalizëm apo ekstremizëm. MAS-i dhe agjencitë vartëse të saj kanë monitoruar dhe vlerësuar vijimisht procesin mësimor – edukativ dhe rezultatet e tij, në të gjitha institucionet arsimore. Ndonëse MAS e konsideron si të shkëputur rastin në fjalë, garantohet opinioni publik se do të merren hapa të plotë për të verifikuar dhe analizuar gjendjen dhe për të marrë të gjitha masat e duhura që në bashkëpunim me prindërit dhe të gjithë shoqërinë, të ruhet hapësira shkollore nga radikalizmi, dhuna dhe ekstremizmi.

Artikulli paraprakTENSIONI SERBI-KOSOVË NDËRHYN ANGELA MERKEL
Artikulli tjetërSHKATËRROHET BANDA E “AUDIT”, ZBARDHEN VJEDHJET E BUJSHME TË 3 SHQIPTARËVE