Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të Klement Balilit dhe deklaratave të opozitës se Balili u vetëdorëzua pasi Policia e Shtetit nuk mundi dot që ta arrestonte.
Rama thotë se opozita vazhdon të njëjtin avaz prej 5 vite e gjysëm, por se sot iu “djeg” duke iu referuar krerëve të partive opozitare, Monika Kryemadhi e Lulzim Basha.
Kur kapen janë ata që na kapin ne!Kur dorëzohen jemi ne që u dorëzohemi atyre!Kur nuk kapen jemi ne që s’i kapim dhe kur nuk dorëzohen janë ata që na e hedhin!
Ky është avazi opozitar prej 5 vitesh e gjysëm po kjo e sotmja u djeg posaçërisht, e s’kanë faj fare,as njëri as tjetri.