Deputetët janë subjekte të deklarimit dhe kontrollit publik të pasurive që zotërojnë dhe çdo vit duhet të dorëzojnë një deklaratë të detajuar në lidhje me të ardhurat e përfituara për shtesat apo pakësimin e pasurisë që zotërojnë.
E në bazë të këtyre deklaraimeve, Open Data Albania ka bërë një renditje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që kanë përfituar më shumë të ardhura në vitin 2015. Renditja dhe kategorizimi është bërë sipas burimit të të ardhurave, e në fund për totalin e të ardhurave të krijuara në vitin 2015. Deputeti më i paguar për punë si deputet dhe të tjera angazhime profesionale, gjatë vitit 2015 rezulton Anastas Angjeli, i cili ka të ardhura nga Kuvendi në vlerën 2.6 milionë lekë dhe të ardhura nga mësimdhënie në universitete jo publike rreth 2.9 milionë lekë. Njëqind e katër deputetë kanë deklaruar se kanë të ardhura nga paga dhe shpërblime të punës vetëm për funksionin e deputetit, ndërsa pjesa tjetër kanë dhe të ardhura nga paga dhe shpërblime edhe në detyra të tjera si anëtarë të Këshillit të Ministrave apo pranë institucioneve të edukimit universitar. Të ardhura nga bizneset dhe sipërmarrjet individuale Tom Doshi renditet i pari në këtë kategori me 111 milionë lekë të deklaruara ndjekur nga Eduard Selami me 7 milionë dhe Dashamir Peza me 2.3 milionë. Të ardhurat nga publike dhe e drejta e autorit Kryeministri Edi Rama me 2.7 milionë lekë renditet i pari në këtë kategori, ndjekur nga Ben Blushi me 2 milionë, Mimoza Hafizi me 424 mijë lekë dhe Dashamir Shehi me 419 mijë lekë.
(TABELA)
DEPUTETËT E PASUR TË KUVENDIT
Tom Doshi– 129 milionë lekë
Anastas Angjeli – 58 milionë lekë
Sali Berisha – 55 milionë lekë
Sherefedin Shehu – 40 milionë lekë
Omer Mamo – 34 milionë lekë
Astrit Veliaj – 29 milionë lekë
Gramoz Ruçi – 22 milionë lekë
Namik Dokle – 19 milionë lekë
Shkëlqim Selami – 18 milionë lekë
Ilir Xhakolli – 17.8 milionë lekë
Olta Xhaçka – 17.1 milionë lekë
Piro Kapurani – 17 milionë lekë
Gjovalin Kadeli – 16.2 milionë lekë
Florjon Mima – 15.3 milionë lekë
Dashamir Kamberi – 14.6 milionë lekë
Artan Gaçi – 14.6 milionë lekë
Ilir Meta – 13.1 milionë lekë
Mimoza Hafizi – 12.6 milionë lekë