Deklarimi i vendbanimit, zyrat e GJC të hapura edhe në fundjavë

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë me dije se zyrat e Gjendjes Civile do të jenë të hapura edhe këtë fundjavë, në datat 22 e 23 korrik. Kjo, me qëllim që t’u lehtësojnë shtetasve regjistrimin e vendbanimit pranë zyrave të GJC nën juridiksionin e së cilës ndodhet banesa. Për procedurën e regjistrimit ose të ndryshimit të vendbanimit, qytetarët duhet të jenë të pajisur me dokumentat e mëposhtme: 1. Fotokopje të letërnjoftimit për çdo person madhor, anëtar të familjes; 2. Dokumentin e pronësisë së banesës, ose kontratë qeramarrjeje, huadhënieje, përdorimi, banimi, apo çdo dokument tjetër të ligjshëm të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, që i jep shtetasit të drejtën e përdorimit të banesës. Siç është njoftuar edhe më parë, afati i fundit për të kryer regjistrimin është data 28 korrik 2017, pas të cilit çdo regjistrim do të kryhet kundrejt gjobës. Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë shtetasve që nuk kanë të regjistruar adresën e banimit të kryejnë sa më shpejt këto procedura.

Artikulli paraprakZHDUKET 12-VJEÇARI FAMILJA DENONCON NË POLICI PAS 2-JAVËSH
Artikulli tjetërBORXHI, ULJE REKORD. MBËRRIN NË 66.8 PERQIND. BUXHETI ME SUFIÇIT